Vendosni fjalën kyçe....

Rodrigo Duterte: Vuaj nga një çrregullim neuromuskular


Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka deklaruar se ai vuan nga një çrregullim kronik neuromuskular të quajtur  “myasthenia gravis” për shkak të së cilës, njëra prej qepallave të tij po bie.

Duterte komentoi për gjendjen e tij të shtunën me komunitetin filipinas në Rusi, ku ai ishte për një vizitë pune.

“Është një mosfunksionim nervor”, tha Duterte, duke shpjeguar para turmës se pse njëri sy i tij dukej më i vogël se tjetri.

Nuk ka shërim për “myasthenia gravis”, një sëmundje që shkakton dobësi të muskujve, por trajtimi mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.

Kushtetuta e Filipineve përcakton që publiku duhet të informohet për gjendjen e shëndetit të presidentit në rast se ai ka një sëmundje të rëndë.