Vendosni fjalën kyçe....

Deri në 15:00 kanë votuar mbi gjysmë milionë kosovarë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës, deri në orën 15:00.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, pjesëmarrja në votime është mbi 29 për qind nga totali i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, gjithmonë bazuar në të dhënat e dërguara në KQZ.

Përkthyer në numër deri tani kanë votuar më shumë se 500 mijë persona.

Këto të dhëna janë dërguar nga 83,67 për qind e vendvotimeve, ndërkohë të dhënat përditësohen nga KQZ-ja kohë pas kohe.

Në orën 19:30 pritet që KQZ të mbajë konferencën e katërt për mediet, ku do të njoftojë për mbylljen e vendvotimeve dhe pjesëmarrjen në votime.

Në zgjedhjet e parakohshme marrin pjesë 25 subjekte politike, mes tyre katër koalicione, 20 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Kandidatët për kryeministër janë:Ramush Haradinaj, AAK-PSD; Vjosa Osmani, LDK ; Kadri Veseli, PDK ; Fatmir Limaj, Nisma AKR ; Albin Kurti, Vetëvendosje ; Nenad Rashiç, Koalicioni Sloboda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *