Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk nuk do t’i bashkohet bordit të “Twitter”-it edhe pse është aksioneri më i madh i rrjetit social


Elon Musk ka vendosur të mos i bashkohet bordit të Twitter. Lajmi është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i kompanisë së rrjetit social, Parag Agrawal.

Emërimi i Musk pritej të hynte në fuqi të shtunën pasi javën e kaluar zbuloi se ai kishte blerë 9.2% të aksioneve në platformën e mediave sociale.

Megjithatë, Agrawal shkroi në “Twitter”: “Elon ndau po atë mëngjes se ai nuk do të bashkohet më me bordin.”

Megjithatë ai shtoi se shefi i Tesla-s mbetet aksioneri më i madh i “Twitter”-it dhe firma do të mbetet e hapur ndaj kontributit të tij.

Agrawal tha se “Twitter” i ofroi Musk një vend në bordin e tij pasi kompania kishte besuar se kjo ishte “rruga më e mirë për të ecur para”.

Duke iu referuar vendimit të Elon Musk, Agrawal tha: “Unë besoj se kjo është për të mirën”.

“Ne kemi dhe do të vlerësojmë gjithmonë kontributin e aksionarëve tanë, pavarësisht nëse ata janë në bordin tonë apo jo.”- shtoi ai. “Elon është aksioneri ynë më i madh dhe ne do të mbetemi të hapur ndaj kontributit të tij”.

Pak më shumë se një orë pas njoftimit të Agrawal, Musk postoi në mënyrë një emoji të vetme në “Twitter” të një fytyre me dorën mbi gojë, por postimi i tij që atëherë është fshirë.

Gjatë fundjavës, Musk sugjeroi ndryshime në shërbimin e abonimit premium “Twitter Blue”, duke përfshirë uljen e çmimit të tij, ndalimin e reklamave dhe dhënien e opsionit për të paguar në kriptomonedhën dogecoin.

Musk pyeti gjithashtu ndjekësit e tij nëse “Twitter”-i po “vdes” dhe nëse selia e tij duhet të kthehet në një strehë për të pastrehët. Ai gjithashtu krijoi një sondazh duke pyetur nëse shkronja “ë” duhet të hiqet nga emri “Twitter”, me opsionet e vetme “po” dhe “sigurisht“.