Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Jemi të kënaqur me rezultatin, në balotazh Prishtinën do e fitojë Vitia


Kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të mbajtura ditën e djeshme.

Pavarësisht se nuk fitoi asnjë komunë, Kurti u shpreh i kënaqur që kanë shkuar në balotazh.

“Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë.”- ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se synojnë të fitojnë kudo që janë në balotazh.

”Po ashtu më duhet të ju them se kandidatët e vetëvendosjes do të janë gjithandej duke u angazhuar për secilën votë në vijim. Nuk e kemi luksin për asgjë më pak.”- ka shtuar ai.

Lidhur me Komunën e Prishtinës, Kurti është shprehur i bindur se në raundin e dytë do të fitojë kandidati i Vetëvendosjes.

“Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marr detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit.”- tha Kurti.