Vendosni fjalën kyçe....

Arratisja e politikanes kolumbiane nga burgu si në filmat aksion (VIDEO)


Politikania e parë kolumbiane që u arrestua për blerje votash, u arratis nga burgu të martën pasi kishte caktuar një takim te dentisti. Arratisja e saj i ngjan filmave aksion. Politikania 43 vjeçare Aída Merlano, u arratis nga roja e saj duke përdorur një litar të kuq për t’u hedhur nga dritarja e nga klinika ortodontiste në kryeqytetin e Bogotas.

Kurse kalimtarët e rastit që nuk e dinin se çfarë po ndodhte, e ndihmuan të ngritet në këmbë.

Ajo kishte shfrytëzuar rastin e takimit me dentistin për të bërë arratisjen në mënyrë spektakolare. Gjithçka ishte planifikuar mirë, në pamjet e publikuara shihet se si Aidën e priste një motoçikletë. E ajo çfarë e bënte edhe më të “përkryer” arratisjen e saj, ishte fakti se ajo vë në kokë helmetën me qëllim që mos ta njohin rrugës duke ikur por edhe duke siguruar veten ën rast rreziku.

Gazeta Telegraph shkruan se për kapjen e saj është dhënë një shpërblim prej 50 milionë pezos (rreth 13 mijë euro). Aida ishte dënuar me 15 vjet burg muajin e kaluar, pasi u shpall fajtore për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018. Akuzat për blerjen e votave në vendin e Amerikës së Jugut kanë qenë të zakonshme për dekada, por rrallë hetohen nga autoritetet.

 Nuk dihet se kush kishte dhënë leje që ta vizitojë stomatologun, pasi dalja e përkohshme nga burgu kërkon leje të veçantë për situata të veçanta.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *