Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç tenton të flasë shqip, batuta me gazetarin shqiptar: A e thashë mirë? (VIDEO)


Në kulmin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është munduar të flasë shqip.

Gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd, Vuçiç ka lexuar disa fjalë në shqip dhe ka shkëmbyer batuta me një gazetar shiptar.

Vuçic lexoi një dokument të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës  dhe më pas iu drejtua gazetarit nga Kosova Idro Seferi, duke e pyetur nëse ishte i saktë në lexim.

“Seferi, a i thash mirë?”, tha Vuçiç me një buzëqeshje në fytyrë.

Më tej Vuçiç ka shtuar: “ E shikon! Nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj në shqip, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”.

Zyrtarëve serbë i ishte ndaluar vizita në Kosovë. Për ta plotësuar këtë mungesë serbët e listës që pëkrah Serbia shkuan në Beograd ku u pritën nga presidenti Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *