Vendosni fjalën kyçe....

Përndiqte ish-ambasadorin e BE-së në Shqipëri, arrestohet skenaristja e RAI-t


Policia italiane ka arrestuar skenaristen e Rai-t, 41-vjeçaren Valentina Pizzale pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar ish-ambasadorin e BE në vendin tonë Ettore Sequi.

“Do të të shkatërroj”, ishte një nga mesazhet që ajo i kishte dërguar.

Media italiane  raporton se 41-vjeçarja është lënë në arrest shtëpie.  Sequi dhe Pizzale kishin pasur një lidhje të fshehtë dhe të shkurtër së bashku, por ish-ambasadori kishte kërkuar ndarjen dhe ajo nuk donte ta pranonte këtë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *