Vendosni fjalën kyçe....

U tërhoq nga politika, Gramoz Ruçi mban fjalimin e fundit në Kuvend


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbajtur sot fjalimin e tij të fundit si deputet në seancën që sot shënon edhe përfundimin e një legjislature parlamentare dhe fundin e karrierës politike të Ruçit.

Gjatë fjalës së tij, Ruçi ka bërë një bilanc të këtyre 4 viteve të punës së Parlamentit.

“Më lejoni të përmend disa vlerësimet të miat. Kjo ishte legjislatura e 10-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar ku vlerësuam kontribuuam. Kjo legjislaturë ishte një kantier i madh. Ishte legjislatura e votimit të reformës në drejtësi. Legjislatura e kryerjes së reformës zgjedhore dhe ajo që ngriti një nivel të ri dhe bashkëkohor të funksionit monitorues. Kuvendi u hap më shumë ndaj mediave dhe grupeve të interesit. Ishte legjislatura e përballimit të pandemisë dhe tërmetit. Miratuam 487 ligje prej të cilave 424 propozime të qeverisë, tre propozime të përbashkëta mes qeverisë dhe deputetëve. 317 prej tyre u miratuan me shumicë të thjeshtë. Sipas tipologjisë kemi miratuar ligje bazë, shtesa, akte normative dhe rafitikime. Kemi miratuar ligje për të cilat kishte nevojë vendi. Kuvendi miratoi për herë të parë planet e zhvillimit strategjik.

Ky plan është udhërfyes që ndërthur vizionin dhe vlerat themelore, si dhe masat konkrete për zhvillimin e kuvendit. Këto ligje kontribuan në rritje e eficencës së sistemit të drejtësisë. Në kuadrin e reformës në drejtësisë Kuvendi ushtroi detyrimet e veta në ngritjen e organeve të reja. Zgjodhëm anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke nxitur edhe institucionet e tjera të realizojnë detyrimet e tyre. Kuvendi zgjodhi ILD, prokurorin e Përgjithshëm. Gjatë kësaj legjislature u ngrit SPAK dhe BKH që kanë filluar nga puna. Në mars 2020 Komisioni Europian mori vendimin e shumëpritur. Në korrik 2019 Kuvendi miratoi ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Gjatë kësaj legjislature Kuvendi dhe miratoi ligje për përafrimin.

Komisioni për Integrimin Europian ka shqyrtuar 52 projektligje. Risi, është hartimi dhe publikimi i manualit mbi sistemin e kontrollit në nivel parlamentar të realizuar në vitin 2018. Kuvendi në partneritet me BE dhe partnerë të tjerë adresoi rekomandimet që lidheshin me parandalimin e korrupsionit. Para disa vitesh burokratët europian kërkonin më shumë. Sot e kanë humbur këtë burokraci. Deri para pak vitesh vendet tona paragjykoheshin, ndërsa sot janë çliruar prej këtyre paragjykimeve. Ne shqiptarët nuk jemi as të inatosur dhe as pesimistë. Thelbësore është që kalendari jonë europian të ndërtohet këtu në Shqipëri. Duhet të krijojmë Europën këtu ku jemi.“- deklaroi Ruçi.