Vendosni fjalën kyçe....

Trajleri përplaset me autobusin – Humb jetën e moshuara, dy gra të tjera të plagosura


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë Thanë, në vendin e quejtur “Kthesa e gomave”. Mësohet se një automjet tip trajler është përplasur me një autobus.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja një grua e moshuar, 82 vjeçe. Po ashtu kanë mbetur të plagosur dy gra të tjera, të identifikuara si shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe. Dy gratë që ishin pasagjere në autobus ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *