Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në banesën e 40-vjeçarit në Fushë-Krujë


Foto ilustruese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë Krujë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në fshatin Halil.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka njerëz të lënduar. Banesa ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetarit me inicialet A.P, 40-vjeç.

“Informacion paraprak/Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit  të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. “, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *