Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh sot qeverinë në Golem


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Golem, ku ka thirrur një mbledhje me qeverinë.

Mbledhja ishte paralajmëruar të niste në orën 09:00, ku Rama pritet të bëjë një analizë për secilën ministri për 6-mujorin e dytë dhe pastaj do të bëhet analiza për pasojat e tërmetit.

Megjithatë ende nuk ka një faturë të saktë dhe përfundimtare të dëmeve që shkaktoi tërmeti i dy javëve më parë. Siç është lajmëruar më herët nga ministri Bledi Çuçi, kjo faturë pritet të jetë gati më 16 janar, teksa është bërë formulari mbi modelet e BE-së dhe Kombeve të Bashkuara për përpunimin e të dhënave në mënyrë elektronike dhe në kohë reale.

Pas tërmetit të 26 nëntorit me mijëra njerëz kanë mbetur pa banesa. Një pjesë janë akomoduar në hotele në Durrës dhe në Golem, ndërsa në zonat rurale ka ende njerëz që qëndrojnë në çadra, të cilat janë të papërshtatshme për kushtet atmosferike në të cilat po kalon vendi në ditët e fundit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *