Vendosni fjalën kyçe....

Demokrati i lidhur me sulmin ndaj Trump për çështjen e Ukrainës, u financua në karrierë nga Soros


Përfaqësuesi demokrat në Kongres,  Adam Schiff, zyrtar i rangut të lartë në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, është ndihmuar financiarisht për të fituar vendin në Kongres nga ‘MoveOn.org’, një organizatë e financuar nga George Soros.

Schiff gjithashtu iu dha ‘Bursa Toll’, që sponsorizohet nga Këshilli i Qeverive të Shtetit, një organizatë jofitimprurëse që monitoron veprimtaritë e qeverisë federale dhe është financuar shumë nga fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Soros.

Shoqëria e Hapur dhe grupet e financuara nga Soros kanë mbështetur gjithashtu një numër përpjekjesh legjislative të Schiff.

Schiff është pjesë e fushatës së akuzave e pabazuara të demokratëve, për bashkëpunimin e pretenduar mes presidentit Donald Trump dhe Moskës.

Muajin e kaluar, Schiff, bëri deklaratën hyrëse në një seancë të Kongresit, ku ai parashtroi çështjen për ndërhyrjen e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Më herët ishin dokumentuar probleme serioze me akuzat e Schiff, të cilat përfshijnë teori konspirative dhe mbështetje në një burim të dyshimtë.

Në historinë e harruar prej kohësh, fushata për në Kongres e Shiffit në vitin 2000, kundër kryebashkiakut republikan, Jim Rogan, u ndihmua haptazi nga ‘MoveOn.org’.

Më 1 janar 2000, ‘Wall Street Journal’ raportoi për përpjekjet për mbledhjen e fondeve të bëra nga grupi radikal për Schiff. Posti në Kongres ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi rivali i tij, Rogan, kishte fituar famë, pasi ai ishte zgjedhur të ishte një nga trembëdhjetë menaxherët e Dhomave të Përfaqësuesve në çështjen e marrjes në gjyq të ish-presidentit demokrat amerikan, Bill Klinton në vitin 1998. Rogan ishte përkrahës i hetimeve ndaj Klintonit dhe u bë hero në Partinë Republikane.

Gazeta raportoi:

Nëse ‘MoveOn’ do të arrinte qëllimet e saj ambicioze, thjesht mund të ketë një ndikim të madh në luftën e këtij viti për të kontrolluar Kongresin, veçanërisht Dhomën e Përfaqësuesve. Republikanët mbajnë vetëm një shumicë të paktë me pesë vota, dhe rezultati ‘ka të ngjarë të përcaktohet në jo më shumë se tre duzina rrethe kongresesh,’ thotë Thomas Mann, drejtor i Studimeve Qeveritare në Institucionin Brookings, një institucion mendimi në Uashington.

Dhe natyrisht, shumica e ithtarëve të hetimit nga ana e kongresit ishin republikanët. Një prej më të spikaturve mes tyre, menaxheri i Dhomës së Përfaqësuesve, James Rogan nga Kalifornia, përballet me një sfidë këtë vit nga Senatori i Shtetit Demokratik, Adam Schiff, për të cilin ‘MoveOn’ deri më tani ka mbledhur 106,000 dollarë, thotë zoti Boyd.

‘CNN’ raportoi në lidhje me paratë e ‘MoveOn.org’ për fushatën e Schiff në vitin 2000: ‘Deri në vitin 2000, ‘MoveOn.org’ po mblidhte 2 milionë dollarë për kandidatët demokratë, duke përfshirë më shumë se 100,000 dollarë për të ndihmuar Adam Schiff të Kalifornisë të mundë Kongresmenin James Rogan, një nga menaxherët e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë hetimit të Klintonit.’

‘MoveOn.org’ sponsorizoi gjithashtu një tubim në janar 2010 në favor të reformës së kujdesit shëndetësor jashtë zyrës së Schiff në Pasadena, California.

Përshkrimi i fushatës së Schiff 2000, ndërkohë, tregon se atij i ishte dhënë ‘prestigjiozi Foleship Toll, i sponsorizuar nga Këshilli i Qeverive të Shtetit’.

Përshkrimi vazhdon:

“Emëruar dhe miratuar nga kolegët e tij në Legjislaturë, Schiff u zgjodh nga shumë aplikantë të shquar në të gjithë vendin nga një komitet zyrtarë të shteteve, i zgjedhur dhe emëruar, si një nga drejtuesit më premtues të qeverisë së shtetit. Në 1998, Lidhja e Shkollave të Mesme në Kaliforni u emërua ‘Schiff Legjislatori i Vitit.”

Schiff më vonë tha se ‘Bursa Toll’, ‘më ndihmoi të identifikoja pikat e mia të lidershipit, të punoja në mënyrë më efektive me kolegët e mi dhe të forcoja marrëdhëniet e mia me median.’

Këshilli i Qeverive të Shtetit, i cili sponsorizon ‘Bursën Toll’, është financuar shumë nga Soros. Shoqëria e Hapur i dha grupit 320,000 dollarë në vitin 2003; 1 milion dollarë në 2004; dhe një tjetër 100,000 dollarësh vetëm atë vit.

Në vitin 2009, Schiff prezantoi Aktin e Riinvestimit të Drejtësisë Penale. Projekt-ligji u përshkrua nga Qendra e Drejtësisë në Këshillin e Qeverive të Shtetit të financuar nga Soros – i cili i dha Schiff çmimin e ‘Bursës Toll’ – si ofrimin e ‘granteve për qeveritë shtetërore dhe lokale për të hartuar dhe avancuar strategji me bazë konsensusi të mbështetur në të dhëna’, për të zvogëluar shpenzimet për korrigjim dhe rritjen e sigurisë publike.’

Një njoftim për shtyp nga Këshilli i Qeverive të Shteteve thoshte se projekt-ligji i Schiff-it ‘mbështetet në punën e riinvestimit të drejtësisë të bërë nga Qendra e Drejtësisë e Këshillit të Qeverive të Shteteve (CSG) në Teksas, Kansas, Vermont, Rhode Island dhe shtatë shtete të tjera.’

Nisma për riinvestimin e drejtësisë të Qendrës së Drejtësisë ishte mbështetur drejtpërdrejt nga Shoqëria e Hapur e Soros, thuhet në dokumentet e njoftimit për shtyp.

Në vitin 2014, Shoqëria e Hapur publikoi ​​një deklaratë duke mbështetur publikisht legjislacionin nga kërkesa e Schiff ‘duke kërkuar që presidenti të sigurojë një raport vjetor publik për numrin e përgjithshëm të personave të vrarë ose të plagosur në sulmet me avionë.’

Shoqëria e Hapur nënshkroi më tej një deklaratë të përbashkët me grupet e tjera të majta , duke përfshirë organizatat e financuara nga Soros, duke mbështetur Aktin e Transparencës të Forcës Letale të Shënjestruar të Schiff-it.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breibart

*Aaron Klein është shefi i zyrës së Breitbart në Jeruzalem dhe reporter i vjetër i investigimeve. Ai është autor i bestsellerëve më të mirë në ‘New York Times’ dhe moderon programin popullor të bisedave në fundjavë, ‘Aaron Klein Radio Investigative.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *