Vendosni fjalën kyçe....

U pezullua pas postimeve kundër Kobe Bryant pas vdekjes së tij, gazetarja rikthehet në punë


“Washington Post” ka rikthyer në punë reporteren e pezulluar, e cila bëri një postim në “Twitter” në lidhje me akuzat për abuzim seksual kundër Kobe Bryant, menjëherë pas vdekjes së tij.

Felicia Sonmez postoi një link të një artikulli të vitit 2016 në lidhje me akuzat, dhe mori kërcënime me vdekje në internet.

Siç shkruan BBC, ajo më pas u pezullua nga puna, duke shkaktuar zemërim te kolegët e saj. Redaktorja menaxhuese Tracy Grant, tha se postimet e gazetares kishin ardhur në një kohë të keqe, por ato nuk i thyejnë politikat e gazetës.

“Ne vazhdimisht kërkojmë kufizim, gjë që është veçanërisht e rëndësishme kur ka vdekje tragjike”, thuhet në deklaratën e saj. “Me keqardhje kemi folur publikisht për një çështje personeli.”

Më shumë se 300 punonjës të Washington Post nënshkruan një letër në mbështetje të gazetares Sonmez të martën. Mes tyre fituesit e çmimit Pulitzer,  David Fahrenthold dhe Beth Reinhard.

Gjatë një karriere 20-vjeçare, Bryant fitoi pesë kampionate në NBA dhe dy medalje të arta olimpike, dhe konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e këtij sporti.

Mirëpo në vitin 2003, Bryant u akuzua për sulm seksual nga një vajzë 19-vjeçare. Çështja kundër tij u rrëzua pasi vajza nuk pranoi të dëshmojë në gjykatë. Ajo kishte marrë kërcënime me vdekje për shkak se emri i saj ishte publikuar online.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *