Vendosni fjalën kyçe....

“Negociatat s’varen nga ne” – Rama ka edhe një mesazh për Bashën (Me karrocë me kalë dhe tren)


Qull në djersë, kryeministri Rama deklaroi se çelja e negociatave me BE-në nuk varen nga Shqipëria, pasi qeveria i ka përmbushur detyrimet e saj.

I pyetur për këtë çështje, ai tha se çelja e tyre ka të bëjë me vizionin  e Francës dhe vendeve të tjera për reformimin e Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë u shpreh se në çdo kapitull të plotësuar nga Shqipëria do ketë kusht pas kushti pasi i tillë është procesi drejt integrimit në BE.

‘Negociatat nuk varen nga ne. Varen nga të tjera arsye jashtë nesh. CDU është partia më e informuar në botë, edhe më e dizinformuara pasi ka një kontakt të vazhdueshëm me Shqipërinë. S’ka më asgjë që lidhet me ne. Reformën e BE-së dhe vizionin e kësaj reforme për ndryshimin rrënjësor të BE-së që ka presidenti i Francës nuk e përcakton reforma zgjedhore në Shqipëri dhe as ajo që ndodh këtu. Ti mund të meritosh atë që kërkon po dikush nga anëtarët e BE-së ka zgjedhje dhe e ka mendjen të mbarojë zgjedhjet e pastaj të vendosë për integrimin e vendeve të tjera.’ – tha Rama.

Në fund i pyetur lidhur me deklaratën e kreut të opozitës, Basha, se Rama duhet të plotësojë 5 kushtet e opozitës së bashkuar ose të hapë krahun, Rama u përgjigj duke thënë: ‘Kjo është si dikush me karrocë me kalë t’i thotë trenit, hapu!’