Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Të vijë Rama në selinë e PD-së, por për 5 kushtet tona


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, të kthejë përgjigje për 5 kushtet e vendosura nga opozita e bashkuar, në planin që i kanë dorëzuar.

Sipas Kryemadhit, platforma e opozitës së bashkuar që ka në tryezë edhe Rama, është e vetmja zgjidhje që nxjerr vendin nga kriza.

“Të vijë ai por në emër të PD ka 5 kushtet që ia kemi vënë, pastaj hajde flasim, se ai është humorist i devotshëm sidomos kohët e fundit që kemi mbet edhe pa humorist.”, tha Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, kushtet e vendosura nga opozita janë të domosdoshme për nxjerrjen e vendit nga kriza, pasi kërkojnë plotësimin e një nga 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu.

“Por ajo që është propozuar është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut që janë shumë të rëndësishme kështu që e gjithë kjo strukturë me kushte e nënkushte, janë të domosdoshme që duan zgjidhje dhe është e vetmja platformë që nxjerr vendin nga kriza. Basha nuk perfaqeson PD, por përfaqëson opozitën.”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, shtoi se opozita do vazhdojë me axhendën e saj.

“Ne do vazhdojnë në axhedën tonë, kjo dmth që Rama ka qenë përherë pengesë dhe kundër dialogut, tregon se Rama ka problemin të ruajë kokën e tij, por tani problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza e ti japim shanset atyre që kanë ikur të kthehen në vendin e tyre, s’është më çështja çfarë thotë Rama, është si të nxjerrim vendin nga kriza.”, thotë Kryemadhi.

Më herët edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, kërkoi që kryeministri Rama ta zbatojë planin e opozitës, ose në të kundërt “të hapë rrugën”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *