Vendosni fjalën kyçe....

“Me too” – Gjyqi francez tregon se nuk ka fitues në betejën mes gjinive


Njeriu, çështja e të cilit nisi lëvizjen “#MeToo” të Francës, ka fituar në gjykatë. Gazetarja Sandra Muller nisi fushatën “denonconi derrin tuaj” në tetor 2017, duke sharë e akuzuar Eric Brion, se kishte bërë komente ndaj saj në një festë.

Brion, i cili pranoi se komentet e tij ishin të vrazhda dhe kërkoi falje për to, e paditi më vonë Muller për shpifje, duke thënë se postimi i saj i kishte shkatërruar reputacionin dhe jetën.

Gjykata franceze mori vendimin në fillim të kësaj jave, duke urdhëruar Mullerin t’i paguante Brion 20,000 euro, të fshijë postimin ofendues dhe të postojë një shpjegim të urdhëruar nga gjykata.

Postimi origjinal i Muller erdhi në kulmin e fushatës “Me Too” në SH.B.A., ku Harvey Weinstein u akuzua për ngacmime seksuale, komente të papërshtatshme dhe përdhunim. Weinstein përfundimisht u arrestua dhe u akuzua në maj të vitit 2018, por çështja kundër tij është ende në pritje.

Por pse Brion, u vu në të njëjtën kategori me Weinstein?  Sipas Muller, ai u përpoq të flirtonte me të në një festë. Ai i kishte thënë asaj në gjendje të dehur:” Ti ke gjinj të mëdhenj. Ti je tipi im. Unë do të kaloj në orgazëm tërë natën. ”

Më vonë ai kërkoi falje duke pranuar se komentet që kishte bërë ishin të vrazhda.

“Unë bëra komente të gabuara për Sandra Muller gjatë një feste kur isha i dehur.”, i tha Brion gjykatës. “Më pëlqeu. Unë i fola asaj ashpër. Dhe vetëm një herë, duhet ta theksoj. Unë nuk dua të shfajësoj veten time. Unë ritheksoj se kërkoj ndjesë. “

Avokatët e Brion argumentuan se ai kishte “të drejtë për të flirtuar” dhe se jeta e tij nuk duhej të shkatërrohej për shkak të një “makine të pandalshme” të ndezur nga postimet e Muller.

Mbi 100 gra të shquara franceze ranë dakord, duke publikuar një letër të hapur në gazetën “Le Monde” në Janar të vitit 2018 që e denonconte lëvizjen si gjueti shtrigash.

Përdhunimi është një krim por këmbëngulja ose flirtimi i ngathët nuk është, as trimëria apo sjellja prej një macho-je.

Laetitia Casta bëri thirrje se “armiqësia dhe urrejtja ndaj burrave nuk do bënte që të ecnin gjërat përpara”.

Duket se gjykatat franceze janë pajtuar me këtë, duke vendosur në favor të Brion. Edhe nëse apeli merr të njëjtin vendim, shanset janë që punëdhënësit potencialë përsëri të mos e marrin në punë Brion për shkak të frikës nga aktivistët. Në fund të fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk duan t’ja dinë për faktet e gjykatave.

Praktika e ankesave dhe akuzave në publik kanë marrë madje edhe jetë. Një zhvillues kanadez i video-lojërave me emrin Alex Holowka kreu vetëvrasje muajin e kaluar, pasi aktivistja Zoe Quinn e akuzoi atë për përdhunim që sipas saj kishte ndodhur vite më parë.

Postimet e Quinn binin në kontraditë, por derisa ato u zbuluan, Holowka tashmë ishte pushuar nga puna e tij dhe kishte vrarë veten.

Quinn u tërhoq pak kohë nga” Twitter”-i, dhe u rikthye përsëri më vonë sikur asgjë nuk kishte ndodhur dhe vazhdoi të adhurohej nga fansat e saj.

Ajo që mund të ketë filluar si një rebelim i ligjshëm kundër të famshmëve të Hollivudit, është përhapur si një armë e shkatërrimit në masë të kulturës, duke i kthyer burrat dhe gratë në armiq, duke u thënë të frikësohen dhe të dyshojnë në çdo veprim të njëri-tjetrit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *