Vendosni fjalën kyçe....

5 të vdekur nga Covidi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ulen shifrat e infektimeve


Ulen shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Sikurse ka lajmëruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 160 persona të infektuar me koronavirus.

Nga ana tjetër, betejën me virusin e kanë humbur 5 qytetarë. Dy prej tyre në Prizren, një në Pejë, një në Prishtinë dhe një në Skënderaj.

 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 160 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.535 raste nga 539.710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.183 raste të vdekjes.”– thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 415 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në gjithsej 95.045 raste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *