Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuar me “Vol-vo 4”, ndryshon masa për Elis Gurin


Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën për Elis Gurin të arrestuar në kuadër të operacionit “Vol-vo 4“. Guri tashmë morri vetëm masën detyrim paraqitje ndërsa kishte marrë dënimin me “arrest shtëpie”.

Kampioni i mundjes, u arrestua rreth një vit më parë gjatë operacionit “VOL-VO 4”, i akuzuar për “Prodhimin dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Trafikim i narkotikëve”.

Në qershor të vitit të kaluar, pak kohë para se policia të godiste grupin e Bajrave në Shkodër janë regjistruar disa telefonata mes grupit të Avdylajve në Shijak dhe Bajrëve të Shkodrës.

Astmer Bilali, ish-kampioni i boksit (i arrestuar në aksionin e shtatorit në Shkodër) bashkë me ish-kampionin e mundjes Elis Guri kryenin trafik kanabisi, që sipas “Prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit.

Sipas Prokurorisë, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *