Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatura e opozitës për Bashkinë Tiranë, mjeku Ilir Alimehmeti futet në primaret e PD-së


Mjeku Ilir Alimehmeti pritet t’i bashkohet sot garës për primaret e PD-së, prej nga ku do dalë kandidati zyrtar i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Ai pritet të prezantojë zyrtarisht kandidaturën e platformën e tij sot në orën 11:00. Më herët i kanë shpallur kandidaturat për primaret edhe ish-deputeti Gerti Bogdani e deputeti Belind Këlliçi.

Ky i fundit pati një përplasje me gazetarin Ylli Rakipi dy ditë më parë në emisionin ‘Të paekspozuarit’.

Teksa gazetari i kërkoi atij t’i përmendte disa emra oligarkësh të cilët akuzohen nga opozita, ai e quajti gazetarin ‘cinik’ e ‘jashtë realitetit’ duke thënë se nuk kishte ndërmend të vinte gjoba e të ishte pjesë e politikës së vjetër.