Vendosni fjalën kyçe....

“Putin ka frikë nga mallkimi i lashtë që mund ta vdesë” – Ish-zyrtari ukrainas habit me deklaratën


Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të ketë frikë të sulmojë qytetin e Dnepr për shkak të një kërcënimi se do mallkohet për vdekje përmes një rituali të lashtë hebre, pretendon një ish-zyrtar ukrainas.

Në një intervistë me faqen e lajmeve Novoye Vremya, Genadi Korban tha se kishte kërcënuar se do ta mallkonte liderin rus nëse ai sulmon qytetin.

“Pulsa diNura është një procedurë e ndërlikuar, e vështirë.” – tha ai, duke shtuar se kërcënimi i tij në korrik për të mallkuar Putinin ‘mund të ketë ndihmuar në një farë mënyre në kuptimin që deri më tani ata nuk e kanë goditur Dneprin’.

Pulsa diNura, e përkthyer afërsisht nga aramaishtja si ‘qerpikët e zjarrit’, është një ritual që i atribuohet një teksti të vjetër kabalist, megjithëse studiuesit besojnë se termi nuk është përdorur në kuptimin e një mallkimi të thirrur nga njeriu.

Ai u bë një mjet politik midis disa hebrenjve fetarë në fillim të shekullit të 20-të. Ceremonia synon të detyrojë ‘engjëjt e shkatërrimit’ që të mos i falin mëkatet subjektit, duke e vrarë përfundimisht atë. Legjenda urbane pretendon se Pulsa diNura u përdor me sukses kundër kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin, i cili u vra nga një ekstremist i krahut të djathtë izraelit në 1995.

Korban kërcënoi se do përdorte kërcënimin mistik kundër liderit rus në korrik, pasi një sulm raketor rus goditi Yuzhmash, një fabrikë ushtarake e ndërtuar nga sovjetikët në Dnepr. Kishte disa debate në mediat ukrainase nëse një person jo-hebre do të ishte një objektiv ‘i vlefshëm’ për mallkimin.

Në intervistë, Korban sugjeroi se Putini duhet të jetë një njeri supersticioz, sepse ‘diktatorët’ si Hitleri dhe Stalini ‘shumë shpesh besojnë’ në gjëra të tilla mistike. Ai shtoi se ende nuk e ka kryer ritualin.

“Pulsa diNura nuk është një procedurë që mund ta nisësh sipas dëshirës. Sipas procedurës, ju duhet të informoni armikun ose një person që dëshironi ta ndëshkoni.” – tha ai.

“Unë e kam paralajmëruar Putinin. Lëreni të mendojë dhe të nxjerrë përfundime tani.”

Korban hyri në qendër të vëmendjes së mediave këtë muaj pasi presidenti ukrainas Vladimir Zelensky i hoqi nënshtetësinë ndërsa po udhëtonte në një vend tjetër. Për pasojë, atij iu ndalua kthimi në Ukrainë.

Një numër i figurave publike i kanë kërkuar Zelenskyt të anulojë vendimin. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko pretendoi këtë javë se dikush në qeveri e kërcënoi atë për mbështetjen publike të Korbanit.

Pavarësisht mungesës së tij të detyruar, Korban i tha Novoye Vremya se ai vazhdon të kryejë detyrën e tij si shef i shtabit të mbrojtjes territoriale të Dnepr. Kryetari i bashkisë, Boris Filatov, është një aleat prej kohësh i Korbanit dhe drejton fushatën për të rikthyer shtetësinë e tij.