Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata 50 mijë lekë gjobë Lulzim Bashës, Balla i ekzaltuar: Vendim historik!


Gjykata ka dënuar për shpifje kreun e Partisë Demokratike, Basha, lidhur me padinë e bërë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Vendimi i gjykatës vjen pas padisë së Ballës, lidhur me deklaratat në Kuvend të kryedemokratit Basha, i cili tha se Taulant Balla ishte ndërmjetësi dhe pritësi i 3.4 milionë eurove që u kapën në Portin e Durrësit në dy makina “Toyota Yaris” më 25 qershor 2018.

Gjykata e ka dënuar Bashën me 50 mijë lekë gjobë ndërsa Taulant Balla ka dhënë një deklaratë pas daljes nga seanca duke e quajtur vendimin e gjykatës, historik, ndërsa ka paralajmëruar edhe një padi tjetër ndaj kreut të PD-së.

Përfaqësuesit ligjorë të Bashës në këtë proces, Bardhi e Kaso, thanë se nuk janë dakord me vendimin e gjykatës dhe do e ankimojnë atë.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se gjykata qesharake mori një vendim politik dhe se sistemi i drejtësisë ishte 100% nën urdhrat e Edi Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *