Boris Johnson ka 12 ditë në dispozicion për të paraqitur planin e tij për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Kjo u deklarua nga kryeministri finlandez Anti Rine, vendi i të cilit ka aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian.
Sipas Rinne, dhe presidenti francez Emanuel Macron kishin rënë dakord që nevojitej që Britania të paraqiste propozimet e saj me shkrim deri në fund të shtatorit, duke theksuar se nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhte atëherë, gjithçka kishte mbaruar.
Një burim i Downing Street ndërkohë u shpreh se nga ana e ekzekutivit të vendit do të vijonin negociatat si dhe që propozimet në fjalë do të paraqiteshin në kohën e duhur.
Zoti Johnson është shprehur se një marrëveshje për Brexit ishte e mundur para samitit të liderëve evropianë që do të mbahet në datën 17 tetori por gjithashtu ka këmbëngulur se Brexit do të ndodhë në afatin e paracaktuar të 31 tetorit, edhe nëse nuk është arritur dakordësia për marrëveshjen në fjalë.