Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i madh në Poliçan, digjen dhjetëra hektarë me ullinj


Një zjarr i madh ka rënë në kodrat me ullinj të fshatit Vërtop në Poliçan.

Dyshohet se ai është shkaktuar qëllimisht nga një banor i zonës që vuan nga problemet mendore.

Fillimisht flakët ishin të vogla po për shkak të erërave të forta është përhapur me shpejtësi.

Deri tani janë djegur disa hektarë me ullinj ndërsa ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.