Vendosni fjalën kyçe....

23-vjeçari me aftësi të veçanta shpallet fitues i “America’s Got Talent”


Kodi Lee mbrëmë u shpall fituesi i sezonit të 14-të të ‘America’s Got Talent’.

Mbrëmja u hap me aktin e Detroit Youth Choir në bashkëpunim me Kygo, e vazhdoi me konkurentin më të vogël Tyler Butler-Figueroa, i cili performoi me finalistin e sezonit të 13-të Brian King Joseph.

Nata vazhdoi me një sërë performancash të cilat dukeshin të denja për çmimin e madh prej 1 milion dollarë, por diferencën e bëri konkurenti më i komentuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Kodi Lee.

Kodi është person me aftësi të veçanta, por me një talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Ai këndoi në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher, e me këtë performancë preku zemrat e publikut me këngën “You are the reason”.

Amerika votoi Kodi Leen si fituesin e “America’s Got Talent 2019”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *