Vendosni fjalën kyçe....

“S’jemi dele siç do ti”, studentët i këndojnë Ramës me iso (VIDEO)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilët ndërsa qëndrojnë të ngujuar në fakultet dhe ngrohen me një ngrohëse, ia marrin këngës me iso.

“Nje isopolifoni, perle e studenteve te ngujuar per Edvin Kristaq Urrejtjen!”, shkruan Berisha krahas videos së publikuar.

Studentët qëndrojnë të ngujuar që prej ditës së enjte nëpër fakultete, dhe paralajmërojnë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sot është afati i fundit që studentët i kanë lënë kryeministrit Edi Rama për të plotësuar kërkesat dhe studentët në orën 18:00 kanë vendosur të bëjnë një mbledhje ku do të marrin një vendim me mënyrën se si do procedohet me bojkotin në vazhdim.

KËNGA E STUDENTËVE

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati

na tha ngelësa e na tha qen,
herë pengmarrës e herë qorra
gjë pa thënë nuk na ka lënë

Herë na flet për edukatë,
o i gjati kryeministër

nesër do na thotë gomerë,
kërkon të na vërë kapistër

Jepi o Edvin kryetari
një për një të gjithë na shaj
ne të gjithë jemi fajtorë
vetëm ti nuk paske faj

S’jemi ngelës, s’jemi qenë
s’jemi dele siç do ti
për 8 pikat kemi dalë,
do t’i marrim nji për nji…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *