Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi flet pas mbledhjes së Frontit Opozitar: Nuk heqim asnjë presje nga qëndrimet tona, gati platforma për zgjidhjen e krizës


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli pas mbledhjes së kryetarëve të Frontit Opozitar në selinë blu ku deklaroi se qëndrimi i tyre është i njëjtë me të zotit Basha mëngjesin e sotëm.

Kryemadhi theksoi se opozita ka gati platformën për daljen nga kriza ku ndodhet politika sot.

Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Ne jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës.

Jemi duke punuar grupet e punës për platformën. Sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85 përqind e shqiptarëve”- tha Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *