Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi kërkesë Kuvendit për rikthimin e Bylykbashit në grupin parlamentar të PD-së


Gazment Bardhi tashmë i vendosur kundër grupit të Lulzim Bashës kërkon rikthimin e Oerd Bylykbashit në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në janar të vitit 2022, Bylykbashi u përjashtua me firmë të Enkelejd Alibeaj, pas pezullimit që Lulzim Basha kishte bërë ndaj tij dhe një grupi tjetër deputetësh pasi nuk u distancuan nga sulmet e dhunshme të 8 janarit në godinën e PD-së, por u bënë palë me Sali Berishën.

Në një dokument të dorëzuar në Kuvend, Bardhi informon kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për revokimin e vendimit të 15 janarit 2022 për përjashtimin e Bylykbashit nga grupi i PD.

Sipas dokumentit, grupi parlamentar, në një mbledhje të 19 shtatorit 2023 ka vendosur revokimin e vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit.

 

Whatsapp Image 2023 10 09 At 12.50.36 (1)