Vendosni fjalën kyçe....

25 vjet nga vrasja, ceremoni në nderim të Azem Hajdarit


Rithemelimi i PD-së ka organizuar një ceremoni në përkujtim të ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari, në 25-vjetorin e vrasjes.

Ceremonia është zhvilluar te ‘Varrezat e Dëshmorëve’. Në ceremoni kanë marrë pjesë familjarët, të afërmit e miqtë e Hajdarit.

Më pas personat e pranishëm do zhvendosen te memoriali kushtuar Azem Hajdarit e truprojës së tij Besim Çera, të cilët u vranë mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.