Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit anti-Kinë përleshen me rivalët brenda qendrës tregtare në Hong Kong (Videot)


Një përleshje masive shpërtheu brenda një qendre tregtare në Hong Kong pasi protestuesit anti-Pekin erdhën për t’u përballur me mbështetësit e qeverisë që organizuan një demonstrim atje.

Policia ndërhyri për të shuar përleshjet por e pati të vështirë që ta bëjë këtë me sukses. Përleshjet e forta shpërthyen në qendrën tregtare të qytetit, Amoy Plaza.

Videot nga skena tregojnë aktivistët duke tërhequr dhe grushtuar njeri-tjetrin. Gjatë sherrit u përdorën edhe çadra e mjete të tjera.

Përballja filloi pasi qindra aktivistë pro-Pekinit u mblodhën në qendër të tregut, duke tundur flamujt kombëtar të Kinës dhe duke kënduar himnin kombëtar të vendit. Një turmë protestuesish antiqeveritarë u mblodhën më vonë në qendrën tregtare për t’u përballur me ta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *