Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania rrit ndihmën humanitare për Gazën


Gjermania po rrit ndihmën e saj humanitare me 19.7 milionë dollarë shtesë për të mbështetur popullsinë civile në Rripin e Gazës, sipas një deklarate nga ministria e Jashtme gjermane.

Qëllimi është t’i sigurohet popullatës civile furnizime thelbësore si ujë, ushqim, ilaçe dhe veshje, tha zëdhënësi Sebastian Fischer në Berlin të mërkurën, shkruan CNN.

Ndihma shtesë do ta sjellë ndihmën e Gjermanisë për Gazën në një total prej gati 196 milionë dollarësh këtë vit, vuri në dukje Fischer.

Armëpushimi duhet “të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur në mënyrë që ne të mund të marrim ndihmën e nevojshme urgjentisht për njerëzit në Gaza”, shtoi ai.