Vendosni fjalën kyçe....

SHBA e Izraeli diskutojnë traktatin e mbrojtjes së ndërsjellë


SHBA-ja dhe Izraeli po diskutojnë një traktat të ndërsjellë të mbrojtjes që do të çimentonte më tej aleancën tashmë “të jashtëzakonshme” midis dy vendeve, ka thënë presidenti amerikan, Trump.

“Unë pata një telefonatë sot me kryeministrin Netanyahu për të diskutuar mundësinë e ecjes përpara me një Traktat të Mbrojtjes së Ndërsjellë, midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, që do të forconte më tej aleancën e jashtëzakonshme midis dy vendeve tona”, ka shkruar Trump në Twitter.

Trump shprehu mbështetjen e tij për Benjamin Netanyahun përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Izrael.

“Mezi pres t’i vazhdoj ato diskutime pas zgjedhjeve në Izrael, kur të takohemi në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj!”, shkroi Trump.

Rezultati i votimit të ardhshëm është vështirë të parashikohet, pasi partia e Netanyahut, Likud, ka pothuajse mbështetje të barabartë si kundërshtari i tyre kryesor Blu e Bardhë e udhëhequr nga Benny Gantz, tregojnë sondazhet e opinioneve.

Netanyahu iu përgjigj shpejt njoftimit të Trump, duke lavdëruar perspektivat e aleancës dhe e quajti presidentin amerikan  “mik” dy herë brenda të njëjtit postim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *