Vendosni fjalën kyçe....

Hëngrën 5 gola në 45 minutat e para, momenti kur trajneri i Kosovës humbet toruan (VIDEO)


Pas fundit të pjesës së parë teksa Anglia po fitonte 5-1 dhe Kosova kishte shënuar e para, trajneri i ekipit “Dardan” u kap nga kamerat teksa shfrynte.

Trajneri karizmatik Bernard Challandes megjithatë kur kuptoi se po filmohej nuk harroi ta jepte në fund një buzëqeshje.

Gjatë pushimit, me siguri që situata në dhomat e zhveshjes ka qenë edhe më e nxehtë, pasi ekipi në pjesën e dytë reagoi përmes dy golave duke ngushtuar rezultatin.

Performancën e ekipit dardan e vlerësoi dhe trajneri i Anglisë, i cili tha se skuadra e tij në jo pak raste u ndje në vështirësi dhe se Kosova kishte shumë shanse të kualifikohej për në Euro 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *