Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet e Brexit, kreu i parlamentit njofton dorëheqjen (Video)


Kreu i Dhomës së Komunëve në parlamentin britanik, John Bercow, ka njoftuar se ai do të tërhiqet më 31 tetor ose më shpejt, nëse do zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Deklarata e Bercow, e bërë të hënën, u prit me brohoritje nga deputetët e Partisë Laburiste dhe deputetët rebelë nga radhët e Konservatorëve.

Gjatë javëve të fundit, Bercow është akuzuar për shkeljen e rregullave parlamentare, duke u dhënë deputetëve që janë kundër një largimi pa marrëveshje nga BE-ja mundësinë për të miratuar legjislacionin që bllokon një situatë të tillë.

Edhe pse Bercow ka thënë se ai kishte planifikuar të tërhiqej për arsye familjare, largimi i tij vjen në mes të një vale largimesh nga Partia Konservatore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *