Vendosni fjalën kyçe....

“Conte 2”, qeveria e re italiane votëbesohet në Parlament


Qeveria e re italiane ‘Conte 2’ e formuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja “Pesë Yjet” ka marrë këtë mbrëmje votëbesimin e Parlamentit. Mediat vendase shkruajnë se votëbesimi i qeverisë së re ka marrë 343 vota pro dhe 263 kundër.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte në fjalën e tij  tha se ky projekt shënon fillimin e një sezoni të ri të reformave, ndërsa shtoi se ai së bashku me partinë e koalicionit do të punojnë për të çuar vendin përpara.

“Ky projekt politik shënon fillimin e një sezoni të ri të reformave që ne kemi besim për zgjidhjen,” tha kryeministri në fjalimin e tij para Dhomës

Gjithashtu të martën qeveria do të kërkojë besimin edhe të Senatit, ndërsa ky votëbesim kërkon të marrë të paktën 161 vota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *