Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania fiton pastër ndaj Irlandës së Veriut, Holanda fiton me “poker” ndaj Estonisë


Pjesa e parë e një prej ndeshjeve më të rëndësishme të grupit C, Irlandë e Veriut-Gjermani, u mbyll pa shumë aksion. Me fillimin e pjesës së dytë, gjermanët nisën të tregohen më këmbëngulës e më energjikë.

Dhe në minutën e 47-të, Kolsterman dërgoi një top të fortë në shtyllë që më pas u kthye te debutuesi Halstenberg, i cili e dërgoi në rrjetë me një goditje të mrekullueshme, duke bërë tifozët e Irlandës së Veriut të bien në qetësi.

Të inkurajuar nga goli i avantazhit, gjermanët e vunë disa herë në vështirësi portën e Irlandës së Veriut me disa raste të njëpasnjëshme dhe vazhdoi ta mbajë lojën nën kontroll deri në minutat e fundit kur Gnabry shënoi golin e dytë në 60 sekondat e fundit të ndeshjes.

Në sfidën tjetër, Holanda fitoi me 4 gola ndaj Estonisë duke konfirmuar formën e mirë. Për “tulipanët” shënuan Babel me një dygolësh, Depay dhe Wijnaldum.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *