Vendosni fjalën kyçe....

Erërat e forta të “Dorian” rrëzojnë vinçin në Kanada (Video)


Pasi bëri kërdinë dhe mori dhjetëra jetë në Bahamas, cikloni tropikal “Dorian” goditi provincën kanadeze të Nova Skocisë, duke shkatërruar pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike.

Pothuajse tre të katërtat e provincës kishin mbetur pa energji ndërsa erërat deri në 140 km / orë dhe shirat e rrëmbyeshëm goditën Nova Skocinë. Fotografitë dhe videot e përmbytjeve, mbeturinave, pemëve të rrëzuara dhe linjave të energjisë elektrike u ndanë në mediat sociale ndërsa autoritetet paralajmëruan për “ndikim më të rëndë” gjatë gjithë fundjavës.

Në rrjetet sociale është ndarë videoja e një vinçi që rrëzohet nga erërat e forta. Ai godet ndërtesat përreth por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *