Vendosni fjalën kyçe....

Temat e diskutimit me Pompeon, kontrast në deklarata mes Ramës dhe Departamentit Amerikan të Shtetit


Pas takimit me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kryeministri Rama nuk nguroi të shpaloste temat e diskutimit nëpërmjet rrjeteve sociale.

Rama shkruajti se foli me Pompeon për rindërtimin paketën anti-KÇK apo edhe për Schengenin rajonal apo dialogun Kosovë-Serbi, por duket një kontrast i madh rreth temave të diskutimit të zbuluar nga Departamenti Dmerikan i Shtetit.

Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”-shkruan Rama.

Nga ana tjetër në deklaratën e Departamentit thuhet se temat e diskutuara ishin reforma në Drejtësi apo edhe kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria.

Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit”-thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *