Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Rriten çmimet dhe kostot e ushqimit me ritmin më të shpejtë në një dekadë


Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se çmimet e ushqimit në botë janë rritur me ritmin më të shpejtë mujor në mbi një dekadë.

OKB përdor një indeks të gjerë të kostove globale të ushqimit, të cilat gjithashtu janë rritur për 12 muaj me radhë siç shkruan BBC.

Furnizuesit e produkteve ushqimore janë prekur nga ndërprerjet e prodhimit, punës dhe transportit gjatë pandemisë. Shqetësimet janë në rritje për inflacionin më të gjerë dhe sesi faturat më të larta të ushqimeve do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të botës.

Indeksi i çmimit të ushqimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO) ndjek çmimet në të gjithë botën për një sërë ushqimesh duke përfshirë këtu: drithërat, farërat e vajit, produktet e qumështit, mishin dhe sheqerin.

Në bazë vjetore, çmimet e ushqimit u rritën 39.7% në muajin Maj – fitimi më i madh i shënuar nga muaji në muaj që nga tetori i vitit 2010.

Të pesë përbërësit e indeksit u rritën, të udhëhequr nga kostoja e madhe e vajrave bimorë, grurit dhe sheqerit.

Kjo e shtyu indeksin në nivelin më të lartë të përgjithshëm që nga shtatori i vitit 2011.

Kostot e rritura janë rezultat i kërkesës së ripërtërirë në disa vende dhe nga një prapambetje e prodhimit të ulët.

Ndërprerjet e tregut dhe furnizimit për shkak të kufizimeve të pandemisë, kanë krijuar mungesa lokale dhe çmime më të larta.

Ekspertët kishin paralajmëruar që kërkesa e lartë dhe prodhimi i ulët do të çonin në rritjen e inflacionit ndërsa ekonomitë dalin nga bllokimi.

Sidoqoftë, disa industri mund të shohin një rimëkëmbje të fortë. FAO parashikon rekord të prodhimit global të drithërave këtë vit, i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e presioneve në rritje të çmimeve.

Më parë këtë javë, Konsorciumi Britanik me Pakicë (BRC) paralajmëroi konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar se ata mund të përballen me fatura më të shtrenjta blerjesh në vjeshtë ndërsa kostot rriten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *