Vendosni fjalën kyçe....

Publikoi vargjet e Biblës në ‘Facebook’, politikania finlandeze nën hetim nga policia: Sulmoi LGBT-të


Autoritetet finlandeze kanë nisur hetimet ndaj një deputeteje të krishterë, e cila ka qenë dhe ministre e Brendshme, për shkak se ka publikuar në “Facebook” disa vargje të Biblës.

Por sipas “RT“, policia e akuzon se ky ishte një “sulm” ndaj komunitetit LGBT.

Päivi Räsänen është një deputete e Demokristianëve dhe ka punuar si Ministre e Brendshme midis viteve 2011 dhe 2015.

Në qershor, Räsänen pati kritikuar Kishën Lugherane Ungjillore të Finlandës për pjesëmarrjen në eventet e LGBT-së në Helsinki.

“Si përshtaten bazat mësimore të kishës dhe Bibla, me promovimin e mëkatit dhe turpit për krenari?“, shkroi Räsänen, krahas fotos me vargje të Biblës nga Testamenti i Ri, ku homoseksualiteti përshkruhet si “mëkat” dhe “i panatyrshëm”.

Tani policia ka hapur një hetim kundër saj me pretendimin se ka “sulmuar pakicat seksuale dhe gjinore”.

Duke folur për portalin në internet Faithwire, Räsänen tha që ajo nuk kishte frikë për veten e saj, por ishte e shqetësuar që hetimi ka pasur një “efekt të ftohtë” për të krishterët në Finlandë.

“Duket se shumë të krishterë në vendin tim fshihen në dollap, tani që komuniteti LGBT ka dalë para publikut”, tha politikania.

Räsänen shtoi se qëllimi i saj nuk ishte të fyente minoritarët seksualë, por të kritikonte udhëheqjen e kishës. Ajo theksoi se do të vazhdojë  të shpërndajë vargje biblike dhe mësime të krishtera pavarësisht hetimit.

“Ne duhet t’i bindemi Zotit dhe jo njeriut.”, tha Räsänen.

Peshkopi Taipo Luoma i është përgjigjur Räsänen duke thënë se “çiftet e të njëjtit seks janë të mirëpritur në të gjitha aktivitetet e kishës” dhe se është “vetëm çështje kohe” para se kisha të fillojë të kryejë martesa të të njëjtit seks.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *