Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 2 numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në Prishtinë


Ka shkuar në dy numri i viktimave nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Prishtinë.

Lajmi është pohuar nga QKUK-ja ku theksohet se pacienti i dytë ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Viktima është identifikuar si M. Rafuna. 4 persona u qëlluan me armë zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Një person humbi jetën pak minuta më pas ndërsa 3 të tjerë u plagosën rëndë dhe u dërguan në spital, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë para pak çastesh.

Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt pronësie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *