Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë thotë Policia e Kosovës për ngjarjen në Prishtinë


Sipas policisë së Kosovës, bëhet fjalë për të shtëna me armë në rrugën “Muharrem Fejza”.

Nga të shtënat janë plagosur 4 persona të cilët janë dërguar me shpejtësi për trajtim mjekësor në spital.

Deklarata është bërtë nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, në një prononcim për KTV.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohë”. – ka thënë Ahmeti.