Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli raporton se është goditur nga ‘vala e re Covid’


Izraeli është goditur nga një valë e re Covid-19, me një rritje të pacientëve të infektuar me variantin BA.5, ka thënë Ministria e Shëndetësisë. Sipas raportimeve, qeveria po kërkon të rikthejë mbajtjen e detyrueshme të maskave në mjedise të brendshme.

“Ne jemi të kujdesshëm me terminologjinë sepse kishim diçka të tillë një muaj apo më shumë më parë, pati një rritje dhe u ul shumë shpejt. Kjo kohë është në të vërtetë ndryshe, dhe ka një variant të ri, BA.5, i cili është më ngjitës.” –  tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Nachman Ash për Radion 103FM të dielën.

“Mendoj se është e mundur të fillojmë ta quajmë këtë një valë të re. Shpresoj që, si gjatë valës Omicron, ne mund ta kalojmë këtë pa kufizime të veçanta.”

Media publike Kan, citoi një burim të Ministrisë së Shëndetësisë të thoshte se zyrtarët do të shqyrtojnë nëse do të kthehen te mbajtja e detyrueshme e maskave që u hoq në fund të prillit.

Shkalla e infeksionit dhe shtrimet në spital janë rritur që nga fundi i marsit. Të dielën, Ministria e Shëndetësisë raportoi 4,931 raste të reja me Covid, krahasuar me 3,339 një javë më parë dhe 1,575 dy javë më parë.

Ishin 158 pacientë në gjendje të rëndë të dielën në mëngjes, krahasuar me 106 javën e kaluar, sipas mediave izraelite.

Zyrtari kryesor i përgjigjes ndaj Covid-19 në Izrael, Salman Zarka, tha këtë javë se gati 50% e njerëzve të infektuar me virus kishin variantin BA.5.

“Lloji  prodhon një sëmundje relativisht të lehtë tek të rinjtë, por ne po shohim një rritje të shtrimit në spital.” – tha Zarka.