Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, përplasen 3 automjete


Një aksident ka ndodhur në aksin Vidhas-Elbasan.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe sipas burimeve nga vendngjarja bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht drejtuesit dhe pasagjerët e të tri automjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime serioze edhe pse përplasja e automjeteve ka qenë jashtëzakonisht e fortë për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po qarkullonin në momentin e ndodhjes së aksidentit.