Vendosni fjalën kyçe....

Posta Shqiptare nxjerr blof Arta Markun për shenjat e gishtave të Agim Kajmakut


Posta Shqiptare ka nxjerrë blof Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me shenjat e gishtave të Agim Kajmakut.

Në reagimin e Postës Shqiptare thuhet se dërgesa postare në ngarkim të Agim Kajmakut është bërë në datën 29 gusht dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Më herët Prokuroria e Përgjithshme pretendoi se Kajmaku nuk kishte ardhur të jepte shenjat e gishtave pasi nuk i kishte vajtur njoftimi nga posta.

Reagimi i Postës Shqiptare

Duke marrë shkas nga publikimet  në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme  për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :

Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.

Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.

Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.