
Santiago Malko
Në hetim pas ngjarjes së rëndë ku u ekzekutua polici Santiago Malko, janë marrë dhjetra efektivë policie.
Sipas “Vizion Plus”, Drejtoria e Standardeve profesionale po heton kolegët e të ndjerit pasi kanë parë të dhënat për të në sistemin TIMS.
Përveç kësaj një pikë kritike mbetet dyshimi që kanë autoritetet te nxjerrja prej efektivëve e fotos së Malkos në media.
Fotoja, sipas policisë është sekret hetimor.
Për vrasjen e Malkos ende nuk ka asnjë të ndaluar.