Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo: Gënjeshtrat e Khameneit për koronavirusin rrezikojnë jetën e njerëzve


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sot ka kritikuar fjalimin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, lidhur me koronavirusin, duke thënë se “gënjeshtrat” e tij rrezikonin jetën e njerëzve.

Deklarata e Departamentit të Shteti, ku citon kryediplomatin amerikan erdhi një ditë pasi Khamenei pretendoi se epidemia mund të “ishte prodhuar në SHBA, e cila është krijuar posaçërisht për Iranin duke përdorur të dhënat gjenetike të iranianëve”.

Duke e quajtur COVID-19 “Vriusi i Wuhan-it”, Pompeo tha se trillimet e Khameneit janë të rrezikshme dhe këto fusin iranianët dhe njerëzit në mbarë botën para një rreziku të madh”.

Gjithashtu deklarata thekson se janë ndërmarrë hapa “të dështuar” nga Irani për të luftuar virusin si “fakte që regjimi i Iranit do të dëshironte t’i fsheh nga bota”.

Pompeo theksoi se Irani refuzoi ndihmën amerikane për të luftuar pandeminë për shkak të një teorie komploti, dhe se pretendimet nga Khamenei për krijimin e virusit erdhën të dielën “pasi Irani përballet me sanksione të ashpra të SHBA-së që bllokojnë vendin nga shitja e naftës së tij të papërpunuar dhe hyrjen në tregjet financiare ndërkombëtare”.

Sekretari amerikan i shtetit akuzoi Iranin për “rrezikimin e miliona jetëve dhe duke infektuar njerëzit e tij me drejtimin e 55 fluturimeve midis Teheranit dhe Kinës në shkurt, duke injoruar paralajmërimet e përsëritura nga zyrtarët e saj të shëndetësisë dhe mohoi vdekjen e parë nga koronavirusi për të paktën nëntë ditë”.

Pompeo pretendon se regjimi iranian vazhdon të “gënjejë” popullin iranian dhe botën për numrin e rasteve dhe vdekjeve, duke thënë se numrat ishin “shumë më të larta” sesa ato të publikuara nga regjimi.

Duke theksuar se SHBA kishte ofruar mbi 100 milionë dollarë në ndihma mjekësore për vendet e huaja deri më tani, Pompeo tha se Khamenei e refuzoi këtë ofertë “sepse ai punon papushuar për të sajuar teoritë e komplotit dhe i jep përparësi ideologjive para popullit iranian”.

Në Iran, raportohen rreth 1800 vdekje të lidhura me COVID-19, me më shumë se 23,000 raste të konfirmuara deri më tani. Numri global i vdekjeve, ndërkohë, ka arritur në 15.300, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në të gjithë globin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *