Vendosni fjalën kyçe....

Detaje të reja nga atentati në Tiranë, si u vra ish-polici dhe për kë dyshon policia


Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Santiago Malko mbrëmjen e kaluar në kryeqytet.

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar i ngjarjes është një shtetas me iniciale D.A., identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur. Ky person rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Viktima është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa po lëvizte me makinën e tij. Pasi është qëlluar me armë, makina ka vazhduar të ecë derisa është përplasur në një mur.

Pas vrasjes, autori ose autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u zhdukur nëpër fshatrat në rrethinat e kryeqytetit

Autorët kanë braktisur makinën e tyre tip “Mercedes Benz” në fshatin Ferraj duke i vënë zjarrin. Kjo u shërben atyre për të humbur gjurmët e krimit.

 Në vendngjarje policia ka sekuestruar 9 gëzhoja, por dyshohet të ketë edhe të tjera, pasi viktima është qëlluar me breshëri plumbash për disa metra.

Deri më tani janë shoqëruar në polici rreth 20 persona të rrethit familjar të viktimës, të cilët po merren në pyetje për krimin mafioz. 

Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se makina e ish-policit ka qenë me shpejtësi, pasi ai ka vënë re që po ndiqej.

Në momentin kur ai ka qëlluar, Malko e ka shtuar edhe më shumë shpejtësinë.

26-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur me koshat e plehrave, duke i marrë ata përpara e më pas është përplasur dhe me murin e një biznesi, duke çarë derën e tij rrethuese.

Sipas detajeve të policisë, Malko rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje.
Dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përfshinë në një konflikt të ashpër fizik mbrëmjen e datës 14 prill 2016, në rrugën “Ismal Alla”, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

 Dyshohet se palët janë konfliktuar për shkak të një borxhi të pakthyer. Në atë kohë u bë e ditur se personat e përfshirë në këtë konflikt ishin dy vëllezërit Edmond e Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç dhe ish-punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, në atë kohë 23 vjeç, Santjago Malko.

Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish-polici kishin në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti kishte ndodhur në lokalin e Edmond Lashit.

Malko ka mbetur i plagosur lehtë, pasi është goditur me grusht në hundë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *