Vendosni fjalën kyçe....

S’ka më pushime, politikanët kthehen nesër në Kuvend


Mbaruan pushimet për politikanët, të hënën e 2 shtatorit të gjithë do të rikthehen në punë. Parlamenti do të nisë sesionin e ri nesër në orën 18:00, duke rikthyer debatet për krizën politike në vend.

Në këtë seancë të parë plenare do të miratohet programi dhe kalendari i punës, i cili është i ngarkuar me dekretet për rishqyrtim të ligjeve të kthyera mbrapsht nga presidenti i vendit Ilir Meta.

Kujtojmë se këtë verë, Meta ka rikthyer në Kuvend “Ligjin për Akedeminë e Shkencave”, ligjin për miratimin e “kontratës Koncensionare për rrugën Orikum-Llogara”, kontratën “koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren” dhe ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat.

Opozita jashtë parlamentit nga ana tjetër ka paralajmëruar rinisjen e protestave këtë shtator.

Ndërkohë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me 13 tetorin, datën e dekretuar nga presidenti Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *