Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Mamanit, LSI korrigjon mediat: Nuk është kryetar dhe s’u arrestua në Jalë


Një lajm ka qarkulluar ditën e sotme, për arrestimin e një ish-drejtori të LSI-së në Gjirokastër. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar, duke thënë se Armand Mamani nuk është kryetar i LSI-së në Gjirokastër ndërsa përgënjeshtron lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës.

“LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk është aktualisht kryetar i LSI në Gjirokastër.

LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake news bajat dhe i sajuar.

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit.

Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.”, thuhet në njoftimi  e LSI-së.

Armand Mamani është ish-drejtor i Agjencisë së Mirqënies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nga auditi i bërë janë konstatuar shkelje. Sipas policisë, ai dyshohet se i jepte energji elektrike një subjekti nga zyrat e drejtorisë ku ka punuar më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *