Vendosni fjalën kyçe....

Dwayne Johnson, aktori më i paguar në botë për të dytin vit radhazi


Dwayne “The Rock” Johnson është cilësuar si aktori me pagën më të lartë për të dytin vit radhazi nga revista Forbes.

Ish-mundësi raportohet se ka fituar 87.5 milion dollarë midis 1 qershorit të vitit 2019 dhe 1 qershorit të vitit 2020.
23.5 milion dollarë i ka fituar vetëm për filmin “Red Notice” të Netflix. Ai gjithashtu fitoi para nga linja e tij e veshjeve të fitnesit, Project Rock.

Aktori i dytë më i paguar është Ryan Reynolds, me fitime rreth 71.5 milion dollarë.

20 milion dollarë i mori për filmin Red Notice ku luajti krah Dwayne Johnson dhe 20 milionë të tjera për Six Underground, një tjetër film i Netflix.

I treti në listë ishte aktori dhe producenti Mark Wahlberg, i cili fitoi 58 milion dollarë, ndërsa Ben Affleck dhe Vin Diesel, në ve ndin e katërt dhe të pestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *